Lajme

1 mijë e 903 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

08/08/2021 19:38
nga:M K

Numri në rritje i rasteve ditore me COVID-19 ka bërë që të kemi edhe rritje të numri të rasteve aktive nga dita në ditë. Aktualisht numri i rasteve aktive në Kosovë është 1 mijë e 903.

Të dielën, Kosova regjistroi 269 raste të reja me koronavirus, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja dolën pas testimit të 4,492 mostrave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 25 pacientë, që çon në 105,757 numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga sëmundja COVID-19.

Raste aktive me koronavirus janë 1.903.

Që prej fundit të marsit, kur nisi fushata e imunizimit kundër sëmundjes COVID-19, në Kosovë janë vaksinuar me dozën e parë 321.537 persona dhe derisa me dozën e dytë 166.148.

Autoritetet kanë thënë se deri në fund të vitit synojnë të imunizojnë kundër koronavirusit, 60 për qind të popullatës së Kosovës.