Lajme

​Therje me thikë në Prishtinë, arrestohen dy persona

05/30/2021 09:13
nga:Gazeta Blic

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Zija Shemsiu.

Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë, pasi kanë sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajte.