Lajme

​Rihapet sot Terminali Doganor në kompleksin e “Trepçës”

11/02/2021 08:28
nga:Y I

Këtë të marte do të rihapet Terminali Doganor në kompleksin e “Trepçës”.

Rihapja e këtij terminali do të bëhet me ceremoni.

Në këtë ceremoni do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu dhe menaxhmenti i “Trepçës”.

Ceremonia e rihapjes së Terminalit Doganor në kompleksin e “Trepçës” do të mbahet në ora 09:00.