Lajme

​Një nga tregtarët më të mëdhenj të armëve në botë u arrestua në Brazil

04/22/2021 18:19
nga:M K

Një nga tregtarët më të mëdhenj të armëve në botë u arrestua në Brazil, pesë muaj pasi u arratis nga burgu, tha policia.

Joao Filipe Barbieri u dënua pasi ishte pjesë e një bande që kontrabandonte qindra pushkë nga SHBA të fshehura në pajisjet për pishinë, raporton BBC.

Banda u kap në vitin 2017 kur një kontejner me 60 pushkë nga Majami u përgjua në Aeroportin Ndërkombëtar të Rio de Janeiro.

Autoritetet thanë se armët u shitën tregtarëve të drogës që operonin në lagjet e varfra të Rios, të njohur si ‘favelas’.

Barbieri, i cili konsiderohej si një nga anëtarët kryesorë të bandës, u dënua më pas me 27 vjet burg për akuzat e trafikut të armëve.

Në nëntor 2020, ai arriti të shpëtonte nga një burg i sigurisë së lartë në Rio pasi kishte falsifikuar një dokument gjyqësor, i cili pretendohet se urdhëroi lirimin e tij të parakohshëm. Ai më pas banoi në tre shtete të ndryshme, por mbeti pa para. Ai u arrestua kur u kthye në Rio për para.

LEXO EDHE:

“Për qeverinë Kurti po përfundon ‘muaji i mjaltit’ – Amerika dhe Gjermania janë vu në aksion”