Lajme

​Muzetë e Vatikanit rihapen më 3 maj

04/08/2021 21:24
nga:M K

Muzetë e Vatikanit do të rihapen më 3 maj me masa më të rrepta antipandemike, njoftoi sot administrata e muzeut.

Masat do të përfshijnë rezervime të detyrueshme, mbërritje pikërisht në kohën e caktuar, maska për fytyrën dhe mbajtjen e distancës një metër, raporton agjencia italiane ANSA.

Ata që nuk i respektojnë masat dhe të cilat do të zbatohen edhe për Kopshtet e Vatikanit, do të hiqen nga muzeu, shtohet në njoftimin e administratës.

LEXO EDHE:

U tha se do të bëhet pjesë e Qeverisë së Kosovës, reagon Donika Kadaj-Bujupi