Lajme

​Mblidhet Kryesia e PD, Basha nuk merr pjesë

05/23/2021 19:52
nga:M K

Është mbledhur sërish pasditen e sotme Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Siç ishte paralajmëruar më herët, në mbledhjen e kryesisë do të shqyrtohen dhe miratohen kandidaturat që kanë shprehur interesin për postin e kryetarit të ri të partisë, në zgjedhjet e 13 qershorit.

Kreu aktual Lulzim Basha nuk merr pjesë në mbledhje, me pretendimin që të mos ndikojë në vendimmarrje.

Mbledhja është thirrur nga sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, i cili i ftoi të gjithë anëtarët që të jenë të pranishëm.

Në garën për kryetar deri më tani janë regjistruar 9 kandidatë, Lulzim Basha, Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi, Ibsen Elezi, si dhe 4 anëtarë të strukturave emrat e të cilëve nuk janë bërë ende publike./A2

LEXO EDHE:

​Kurti drejtuar UNESCO-s: Jemi të përkushtuar të mbrojmë trashëgiminë kulturore në Kosovë!