Lajme

​Ahmeti i bën thirrje Qeverisë dhe opozitës që të “kthjellen”: Numri i viktimave nga COVID-19 është bilanc lufte

08/28/2021 16:56
nga:M K

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas ngritjes së numrit të të infektuarve dhe viktimave me COVID-19.

Ai ka thënë se shifrat e të vdekurve sot nga koronavirusi janë “bilanc lufte”.

“Numri i viktimave ende po diskutohet si hendikep për VV për zgjedhje lokale. Nuk është çështje fushate më. Ky është bilanc lufte. Gjendja e jashtëzakonshme duhet të trajtohet si e tillë. 18 viktima nuk është statistikë”, ka shkruar ndër të tjerash Ahmeti.

Ai ka kërkuar nga Qeveria dhe opozita që të “kthjellen”, në mënyrë që të parandalohet ngritja e mëtutjeshme e shifrave të infektuarve dhe viktimave me virusin COVID-19.

Kujtojmë se vetëm brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 viktima nga koronavirusi në Kosovë, ndërsa janë shënuar mbi 1 mijë e 800 raste të reja.