Lajme

​45 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore

04/06/2021 19:07
nga:M K

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 4 555 teste të kryera janë regjistruar 1.259 raste të reja me COVID-19.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 751 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë humbur 45 pacientë.

Që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 136.402 raste, prej të cilëve 111.039 janë shëruar, 4.022 kanë ndërruar jetë, ndërsa janë 21.265 raste aktive.

LEXO EDHE:

Kryeministri Albin Kurti priti ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel