Lajme

​Zhduket një 12-vjeçare në Viti

12/30/2021 09:25
nga:Y I

Një 12-vjeçare është zhdukur në Komunën e Vitisë.

Nëna e saj ka raportuar në polici se e bija ka dalë nga shtëpia të martën e nuk është kthyer më.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se kanë nisur hetimet për zhdukjen e të miturës.

“Rr. Hasan Prishtina, Viti 28.12.2021 – 11:30 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e sajë 12 vjeçe ka dalë nga shtëpia dhe nga ajo kohë nuk dihet vend-ndodhja e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Infektologu Ramadani thirrje qytetarëve: Merreni dozën e tretë, situata mund të përkeqësohet