Sporti

​Xhiroja e parë e Superligës së Shqipërisë kompletohet sot me këto dy sfida

09/12/2021 12:09
nga:Lorik J

​Xhiroja e parë e Superligës së Shqipërisë kompletohet sot me këto dy sfida

Kampionati elitar i futbollit shqiptar i njohur si Superliga do ta përmbyllë sot xhiron e parë me dy ndeshje që do të startojnë nga ora 13:45.

Egnatia e pret Kukësin në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë, kurse në po të njëjtën kohë ballafaqohen edhe Kastrioti me Dinamo Tiranën në “Kamza Stadium” në Tiranë.

Në ndeshjet e para të zhvilluara të shtunën, tri skuadrat pretendente për titull si Vllaznia, Tirana dhe Teuta arkëtuan nga tri pikë dhe rrjedhimisht edhe janë në krye të renditjes tabelare.