Lajme

​Vetura përplas motoçikletën, plagosen babë e bir

06/27/2021 21:15
nga:Q R

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku sot në rrugën Lezhë-Milot.

Policia e Shtetit shqiptar ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur kur një veturë tip Fiat ka përplasur një motoçikletë me të cilën udhëtonte një shtetas shqiptar me fëmijën e tij të mitur.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

A pritet befasi për zgjedhjen e kryetarit të PDK’së?