Një person që ishte i burgosur në Burgun e Sigurisë së lartë në Gërdovc, ka ndërruar jetë derisa ishte duke u trajtuan në Repartin e Pulmologjisë në QKUK.
Policia është duke e hetuar rastin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Nga QKUK është njoftuar se një mashkull ka ndërruar jetë, i njëjti ishte i burgosur në Burgun e Sigurisë së lartë në Gërdovc dhe ishte duke u trajtuar në Repartin e Pulmologjisë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar.