Lajme

​Turizmi bullgar nën kërcënimin e COVID-19 dhe çmimeve të energjisë

11/06/2021 22:20
nga:M K

Vala e katërt e pandemisë së COVID-19 dhe rritja e çmimeve të energjisë po kërcënojnë industrinë e turizmit të Bullgarisë, përpara sezonit të ardhshëm dimëror, paralajmëroi sot një ekspert.

Shkalla e incidencës 7-ditore është, aktualisht, 449,5, duke e bërë Bullgarinë një nga vendet më të goditura nga COVID-19 në Bashkimin Evropian.

Më pak se një e katërta (24 për qind) e popullsisë mbi moshën 18 vjeç janë plotësisht të vaksinuar.

“Niveli i ulët i vaksinimit është një pengesë për turistët”, paralajmëroi në radion shtetërore nënkryetarja e Shoqatës evropiane ESPA në Bullgari, Sijka Kazaroëa.

Jo vetëm pandemia, por edhe rritja drastike e çmimit të energjisë elektrike po shkakton probleme të mëdha për turizmin bullgar.

“Industria po mbijeton me rezervat e saj të fundit”, tha ish-zëvendësministri për Turizëm, Branimir Botev.

Turizmi është i rëndësishëm për ekonominë e vendit më të varfër të BE-së.

Para pandemisë, ai kontribuoi me rreth 13 për qind në PBB-në e vendit. /ANSA/