Lajme

​Sllovenia vazhdon vaksinimin me AstraZeneca

04/08/2021 20:56
nga:M K

Tani për tani, Sllovenia nuk do të ndryshojë strategjinë e vaksinimit kundër COVID-19, tha kreu i grupit qeveritar për COVID-19, Bojana Beoviq.

Një deklaratë e tillë erdhi pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi se rastet e mpiksjes së pazakontë të gjakut duhet të kategorizohen si një kundër-efekt shumë i rrallë i vaksinës AstraZeneca.

Beoviq tha se Sllovenia nuk do të ndryshojë qasjen e saj ndaj vaksinës për momentin, që do të thotë se vaksina AstraZeneca mbetet e rezervuar për njerëzit e moshës 60 deri 65 vjeç, raporton agjencia sllovene STA.

“Qasja padyshim që nuk mund të ndryshohet çdo disa ditë, sepse përfshin logjistikën në terren. Duket se për momentin nuk ka kuptim të ndryshosh ndonjë qasje,” tha Beoviq.

Ajo shton se qasja ndoshta do të ndryshohet në mes të prillit, kur vaksina “Johnson and Johnson” është planifikuar të përfshihet si e katërta në procesin e vaksinimit.

Sipas saj, Sllovenia deri më tani nuk ka regjistruar ndonjë rast të mpiksjes së gjakut në lidhje me vaksinën.

LEXO EDHE:

Rektori i UP-së ia uron postin e presidentes ish-studentes dhe pjesëtares së stafit akademik, Vjosa Osmanit