Lajme

​Shtatë pacientë me COVID-19 në Spitalin e Gjakovës

11/20/2021 09:58
nga:Y I

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës janë duke u trajtuar 7 pacientë me COVID-19.

Nga spitali kanë njoftuar se ë shtatë pacientët janë në oksigjenoterapi.

Me këtë rast, nga spitali kanë bërë thirrje për vaksinim antiCOVID-19 e po ashtu qytetarëve u është bërë thirrje që të respektohen masat që janë në fuqi për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së virusit korona.

Raporti i spitalit:

Raporti 24 orësh,datë 20 Nëntor 2021, ora 8.00 është:

?7 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid,

?7 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv,

?7 pacientë janë me oksigjeno terapi,

Virusi akoma gjendet në mesin tonë, respektoni masat që janë në fuqi!

? V A K S I N O H U