Lajme

​Shqipëri: 7 humbje jete nga koronavirusi, rritet numri i rasteve të reja

09/21/2021 17:43
nga:M K

Shtatë persona të tjerë kanë humbur jetën nga COVID-19 në ditën e fundit, ndërkohë që në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë raportohet se nga 5175 testime të kryera, 872 prej tyre rezultuan pozitive. Ndërkohë, 820 janë të shëruarit në 24 orët e fundit.

Aktualisht, në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë 272, pasuar nga Shkodra e Fieri me nga 70 raste, Vlora 60 etj.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID 5 qytetarë nga Tirana të moshave 67-79 vjeç, një qytetar 64 vjeç nga Durrësi, një qytetar 64 vjeç nga Berati.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 164.276 raste pozitive, prej tyre 148.937 janë shëruar, 12.745 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.594 pacientë.