Lajme

​Serbët djegin Qendrën e Regjistrimit në Zubin Potok, hedhin granata dore edhe në Zveçan

09/25/2021 10:35
nga:Y I

Qendra e Regjistrimit në Zubin Potok është djegur nga serbët të cilët nuk po e pranojnë reciprocitetin për targat.

Burime të KP bëjnë të ditur se serbët kanë hedhur granata dore edhe në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan, por që nuk kanë arritur ta djegin.

Policia ka dal në vendngjarje, teksa raportohet për tensionim të situatës.

Po ashtu serbët kanë paralajmëruar edhe djegien e Qendrës së Regjistrimit në Leposaviq.

 

Reciprociteti për targat, vazhdojnë të jenë të bllokuara pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak