Ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli iu është përgjigjur të gjitha kritikave të adresuara nga opozita karshi dikasterit që ajo udhëheqë dhe Qeverisë së Kosovës lidhur me krizën energjetike në vend.
Ministrjanë seancën e jashtëzakonshme ku po shqyrtohet vendimi të Qeverisë së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë ka theksuar se nuk është e vërtetë që Qeveria ka bërë presion politik në KEK.
Fillimisht ajo u shpreh se kritikat e opozitës janë kontradiktore.
“Kritikat e juaja janë shumë kontradiktore nuk po di në cilën me u përgjigj dhe qysh njëri thotë se efektet e vendimeve që i keni marr nuk po shihen në terren, tjetri thotë se po i legjitimoni ato që i keni marrë, njëri thotë ZRRE po e falimenton KEDS, tjetri thotë pse po i subvencionin e tjetri thotë shumë mirë që po i subvencionin është dashur t’i subvencioni moti. Nuk po di kah me fillua”, u shpreh ajo.
Rizvanolli i ka quajtur të pavërteta akuzat se Qeveria po ndikon në ndërmarrjen publike KEK.
“Thatë presion politik në KEK, unë di as qysh me komentuar dhe as nuk po e komentoj hiç vetëm po them se nëse mendoni që kryeministri ose ministrja që ka shkuar dhe i ka thënë KEK-ut hyr në remont në këtë muaj apo mos hy në remont në këtë ditë qoftë në Kosovën ‘A’ verës apo në Kosovën ‘B’ tash vetëm mund të them se kjo nuk është e vërtetë. Pse ka eksportuar KEK-u gjatë verës e pse nuk është planifikuar energjia më mirë nuk e kemi pas mundësi me e bë një bllok verës e me i bë gjashtë blloqe dimrit, kapacitetet janë fikse”, theksoi ai.
Lidhur me atë se po ngritën çmimet e energjisë elektrike, ministrja e Ekonomisë u shpreh se me tarifat merret ZRRE e jo qeveria. Ndërsa, shtoi se menjëherë pas fillimit të shpenzimeve të 20 milionëve eurove kanë nisur të reduktohen ndërprerjen e energjisë elektrike.
“Shteti nuk ka blerë energji me kohë këtu së pari më duhet ta sqaroj se shteti nuk blen energji janë furnizuesit ata që blejnë energji, ma tregoni një vend nëse veç e keni një kritik për KESKO që nuk ka blerë energji më herët iu ftoj të ma tregoni një vend në Evropë ose kudo tjetër që në këtë mënyrë e ka tejkaluar krizën dhe është duke kaluar mirë[…]U fol për tarifa që Qeveria po don me i rrit tarifat. Po ju informoj që vendosja e tarifave është kompetencë e ZRRE-së e jo e jona[…]Në momentin që kanë filluar që të shpenzohen 20 milionët janë ndalur reduktimet apo së paku janë ndalur reduktimet në masë të madhe dhe këto janë këto që po i shihni ”, theksoi ministrja e Ekonomisë.
Memli Krasniqi: Qeveria do që ta legalizojë ndërprerjen e rrymës