Lajme

​Për të tretën herë me radhë alarm i rrejshëm për sulm me bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

01/07/2022 15:23
nga:Y I

Një telefonatë anonime për mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë ka mobilizuar sot Policinë e Kosovës, e cila ka bllokuar për të tretën herë me radhë një perimetër të caktuar në atë zonë.

Por edhe alarmi i sotëm por del të jetë i rrejshëm.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”, ka thënë ajo.

“Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës. Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm” ka thënë Ahmeti.

 

Sërish alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë