Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka zhvilluar një takim virtual me drejtoreshën e misionit USAID, Lisa Magno.
Sipas ministrisë, gjatë këtij takimi të dyja palët shprehen vullnetin e mirë që të angazhohen rreth mundësisë së bashkëpunimit për zhvillimin e bujqësisë me theks të veçantë fuqizimin e industrisë së agro-biznesit dhe përfshirjen e sektorit privat për të rritur kështu produktivitetin dhe eksportin për produktet strategjike.
“Një tjetër çështje me rëndësi që u diskutua ishte edhe përmirësimi i praktikave të deritanishme për mënyrën e dhënies së granteve dhe subvencioneve. Po ashtu përmes politikave të duhura bujqësore të lehtësohet gjetja e tregjeve të reja për bujqit dhe fermerët vendor.
Ministri Peci shprehi mirënjohje ndaj misionit të USAID në Kosovë dhe kontributit qenjësor që ky mision ka dhënë ndër vite në sektorin e bujqësisë, sektor ky tejet i rëndësishëm për zhvillim ekonomik të vendit”, thuhet në komunikatë.
LEXO EDHE: