Lajme

​Osmani dekoron Bekim Kastratin e Besim Dajakun me urdhrin “Hasan Prishtina”

11/03/2021 13:51
nga:Y I

Në njëzetvjetorin e vrasjes, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dekoroi me urdhrin “Hasan Prishtina”, Bekim Kastratin e Besim Dajakun për kontributin dhe veprimtarinë atdhetare.

“Njëri me kontribut në fushën e lirisë së fjalës e tjetri për mbrojtjen e institucioneve të vendit janë dëshmi e kohës dhe njëherësh ftesë për vënien e drejtësisë në vend. Ata do të pushojnë të qetë kur drejtësia të marrë një epilog, sepse janë kontribuues për lirinë dhe demokracinë në vend”, është shprehur Osmani në ceremoninë e dekorimit.

Familjarët e Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut falënderuan presidenten Osmani për kujdesin e treguar ndaj figurave, të cilët kontribuuan për shtetin e Kosovës.