Në Komisionin për Integrime Evropiane raporton Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 09:00)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me ambasadorin e Gjermanisë Jorn Rohde, lidhur me liberalizimin e vizave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)
SBASHK mban takim të jashtëzakonshëm me kryetarët e nivelit komunalë dhe të Universiteteve. (Selia e SBASHK-ut, ora 14:00)
Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini mban tubimin përmbyllës. (Platoja në parkun e madh të qytetit, ora 17:45)
Mbahet tubimi përmbyllës i organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje në Prizren. (Sheshi i Lidhjes, ora 18:00)
Kombëtarja e Kosovës mban stërvitje. (Studimi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 18:00)
Kandidatja e LVV-së për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila mban tubimin përmbyllës (Palestra Sportive “Shani Nushi”, ora 19:00)