Nga e diela e 19 dhjetorit, të gjithë ata që duan të hyjnë në Greqi do të duhet të kenë një test PCR negativ jo më të vjetër se 48 orë, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Kjo, siç thuhet, vlen edhe për personat e vaksinuar dhe është pjesë e përpjekjes për të shtypur përhapjen e pandemisë së virusit korona, raporton Reuters.
Varianti omicron është zbuluar në 77 vende që kur u identifikua për herë të parë tri javë më parë, duke ngritur shqetësime në shumë vende se mutacionet e shumta në këtë lloj do ta ndihmojnë atë të përhapet më shpejt dhe të shmangë mbrojtjen e ofruar nga vaksinat kundërCOVID-19 ose infeksionet e mëparshme.