Lajme

​MSh: Fillon shpërndarja e insulinave në QKMF-të e Kosovës

07/16/2021 16:08
nga:M K

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se veçse ka filluar shpërndarja e insulinave në QKMF-të e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, MSH ka njoftuar të gjithë qytetarët e Republikës se pas hapjes së rrugëve ligjore, ministria ka përfunduar të gjitha procedurat për furnizimin e insulinave, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

➡️ Nis shpërndarja e insulinave në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare të Kosovës.
Njoftohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se pas hapjes së rrugëve ligjore, Ministria e Shëndetësisë ka përfunduar të gjitha procedurat për furnizimin e insulinave, dhe se nga sot dhe ditëve në vijim do të vazhdoj shpërndarja e insulinave për pacientët me diabet nëpër Qendrat Kryesore te Mjekesise Familjare.

/GazetaBlic/