Lajme

​Miratohet në parim rishikimi i buxhetit për vitin 2021

07/16/2021 17:41
nga:M K

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 68 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim, kanë miratuar në parim projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Pas dy orëve diskutim për këtë buxhet, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca njoftoi se ky projektligj është miratuar në parim.

“Konstatoj se me 68 vota për, një votë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi e mori këtë vendim, pra miratohet në parim projektligji 08/016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 07/L 041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2021”, ka deklaruar Konjufca.

Abdixhiku: Pamjet e sotme sjellin dëshpërim!