Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, Inovacioni (MAShTI), Arbërie Nagavci do të raportojë sot para deputetëve të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.
Nagavci do të raportojë lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/20202.
Komisioni ku pritet të raportojë ministrja Nagavci do të fillojë në ora 10:00.
Ndërkohë që në rend ditës Komisioni do të miratoj edhe procesverbalin e mbledhjes së mbajtur 21.09.2021.


