Lajme

​Komandot e FSK-së vazhdojnë stërvitjet me instruktorët e forcave turke

12/04/2021 18:47
nga:M K

Me qëllim të përvetësimit të taktikave luftarake në zona të hapura dhe zonat urbane, komandot e FSK-së vazhdojnë stërvitjet tejet sfiduese me instruktorët e forcave turke, për përballje me forcat armike.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar se komandot e FSK-së trajnohen në përvetësimin e taktikave luftarake.

“Këto stërvitje realizohen sipas praktikave më të avancuara të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s, ku komandot dëshmojnë se janë plotësisht të gatshëm për realizimin e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë, si dhe pjesëmarrjes efektive në task-forcat shumëkombëshe në operacionet Paqeruajtëse”, ka shkruar ai.