depay
Sporti

​Griezmann, Depay, Aguero, Alaba janë transferimet më interesante në La Liga

09/01/2021 12:55
nga:Lorik J

Pavarësisht disa transferimeve interesante në La Ligan spanjolle, njëri prej gjigantëve Barcelona humbi yllin dhe lojtarin më të mirë të tyre Lionel Messi.

Kështu, Barcelona e filloi epokën pa Messin duke transferuar disa emra të njohur si Sergio Agueron nga Manchester City e Memphis Depay nga Lyoni.

Largime ka pasur edhe te rivali i Barcelonës, ku nga Real Madridi u larguan dyshja e mbrojtjes Raphael Varane dhe Sergio Ramos, ndërsa “Galaktikët” arritën të sigurojnë shërbimet e David Alaba dhe Eduardo Camavingas.

Po ashtu, kampioni aktual i La Ligas Atletico Madridi arriti të kompletojë marrëveshjet për Rodrigo De Paul, Matheus Cunha dhe Antione Griezmann, ku ky i fundit kalon nga Barcelona në “Wanda Metropolitano” në formë huazimi.

Skuadra që e kompleton Top 4 spanjolle është ajo e Sevillas, e cila transferoi Rafa Mir, Gonzalo Montiel, Thomas Delaney, Ludwig Augustinsson dhe Erik Lamela.

Transferimet e kompletuara nga Top 4 skuadrat e La Ligës spanjolle.

Barcelona (15 milionë euro të shpenzuara)

Transferimet: Yusuf Demir (Rapid Wienna), Emerson Royal (Real Betis), Memphis Depay (Lyon), Sergio Aguero (Manchester City), Eric Garcia (Manchester City), Luuk de Jong (Sevilla)

Real Madrid (31 milionë euro të shpenzuara)

Transferimet: Eduardo Camavinga (Stade Rennais), David Alaba (Bayern Munich)

Atletico Madrid (65 milionë euro të shpenzuara)

Transferimet: Rodrigo de Paul (Udinese), Matheus Cunha (Hertha BSC), Marcos Paulo (Fluminense), Benjamin Lecomte (Monaco), Antoine Griezmann (Barcelona)

Sevilla (39 milionë euro të shpenzuara):

Transferimet: Rafa Mir (Wolverhampton), Gonzalo Montiel (River Plate), Thomas Delaney (Borussia Dortmund), Ludwig Augustinsson (Werder Bremen), Marko Dmitrovic (SD Eibar), Erik Lamela (Tottenham Hotspur)