Sot rreth orës 04:00, ka ndodhur një vjedhje grabitqare në një dyqan, në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.
Personi i dyshuar është arrestuar nga ana e zyrtarëve të stacionit policor Qendra, në vendin e ngjarjes, derisa ka qenë në konfrontim fizik me zyrtarin e sigurimit (të një kompanie private) .
Personit të dyshuar A.G. mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Turqisë, i janë gjetur dhe sekuestruar:
– stoli ari dhe bizhuteri,
– një thikë
– një kaçavidë etj.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.