Çështja e të zhdukurve të luftës ka vënë në pikëpyetje takimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në fund të shtatorit.
Zëvendës kryeministri i Kosovës, njëkohësisht udhëheqësi i delegacionit kosovar në dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimi tha se nuk ka përparim të mjaftueshëm, të prekshëm për të organizuar një takim të udhëheqësve.
Deklaratat e tij u bënë sot në Bruksel, pas përfundimit të takimit me delegacionin serb, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Takimi i sotëm u mbajt pavarësisht se palët një ditë më herët thanë që nuk do të pranin të uleshin në tryezën e bisedimeve nëse merrte pjesë Velko Odalloviq, një person i shpallur non grata në Kosovë i konsideruar si një nga eksponentët kryesorë të regjimit të Slobodan Millosheviq.
LAJMI I FUNDIT: Takohen Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj