Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim ambasadorin italian në Tiranë, Fabrizio Bucci.
Basha tha se me Italinë na lidh jo vetëm e kaluara por dhe e ardhmja për t’i parë popujt tanë më të bashkuar brenda BE-së.
“Sot prita me kënaqësi të madhe ambasadorin, Fabrizio Bucci. Me Italinë na lidh jo vetëm e kaluara, historia jonë dhe vlerat tona, por mbi të gjitha e ardhmja dhe shpresa e përbashkët për t’i parë popujt tanë gjithnjë e më afër dhe më të bashkuar brenda BE-së”, tha ai./Atsh