Vetëm edhe një muaj para përfundimit të vitit 2021, Administrata Tatimore e Kosovës inkason 552.7 milionë euro tatime, të hyra këto që garantojnë realizim të projeksionit për këtë vit, por edhe tejkalimin e tij bazuar në trendin aktual.
Realizimi i të hyrave për këta 11 muaj ka shënuar rritje për 126.06 milionë euro ose 29.5% më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Rritje të inkasimit është shënuar edhe në raport me planin e paraparë për 41.6 milionë euro apo 8.2% më shumë.
ATK falënderon tatimpaguesit që kanë kryer me kohë obligimet e tyre tatimore dhe që kontribuojnë në qëndrueshmërinë fiskale të shtetit.
Kriza energjetike, Kurti ka një kërkesë ndaj ministrave