Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me nga dy vjet e gjysmë burg E.K., H.K., N.G., Z.K. dhe V.K. (1), të cilët akuzohen për falsifikim të parasë.
Ndërsa i akuzuari V.K. (2) është dënuar me dy vjet e tetë muaj burg. I akuzuari i shtatë në këtë rast S.K. është gjobitur me 400 euro.
Të akuzuarve në dënimin e shqiptuar me burgim iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.
Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Terminet për viza pune në Gjermani, vjen reagimi i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë