Lajme

​36 viktima dhe 214 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

05/01/2021 22:02
nga:Y I

Në Maqedoni janë regjistruar 214 raste të reja nga 2.276 testime të realizuara.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, janë shëruar 305 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 36 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në vend janë realizuar 723.722 testime. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 152.581 persona.

Nga personat e infektuar, 133.070 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq jetën e kanë humbur 4.891 të tjerë.

Numri i rasteve aktive arrin në 14.620.

Mbi 8 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë