Lajme

​284 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

08/11/2021 17:58
nga:M K

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 284 raste të reja, që shënon rritje në krahasim me dje, kur u regjistruan 220 raste, por fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete, ka bërë të ditur sot Ministria e Shëndetësisë.

Janë kryer 4.201 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 284 qytetarë, në këto bashki: 79 në Tiranë, 24 në Shkodër, 22 raste në Lezhë, 13 raste në Durrës, Fier, 12 raste në Krujë, Kamëz, Kavajë, 11 raste në Korçë, Elbasan,10 raste në Vlorë, 8 raste në Lushnje, 6 raste Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, 5 raste në Mat, 3 raste në Mirditë, Himarë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Poliçan, 2 raste në Sarandë, Gjirokastër, Përmet, 1 rast në Kukës, Has, Kurbin, Shijak, Rrogozhinë, Mallakastër, Konispol, Memaliaj, Devoll, Berat.

Aktualisht janë 1.271 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 34 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 130.503.

Që nga fillimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 134.487 raste, prej tyre 130.503 janë shëruar, 1.524 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.460 pacientë.