Lajme

Zjarrvënia në shtëpinë e tij, vjen reagimi i Bajqinovcit

09/25/2024 10:13
nga:G C

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, njoftoi se shtëpia e tij e vikendit, e ndërtuar në vitin 2017, është djegur në bjeshkët e Popovës, në komunën e Podujevës, raporton GazetaBlic.

Shtëpia, e cila shfrytëzohej nga familja e tij, u përfshi nga zjarri, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Pas rreth pesë orësh hetimesh intensive, fillimisht u dyshua se shkaktari i zjarrit ishte rryma elektrike. Megjithatë, hetimet e mëtejshme të policisë zbuluan shishe me lëndë djegëse, duke çuar në dyshimin se ngjarja mund të ketë qenë zjarrvënie e qëllimshme.

Deputeti Bajqinovci falënderoi të gjithë ata që ofruan mbështetje dhe interesim për situatën, duke shprehur shpresën se hetimet do të zbardhin sa më shpejt të vërtetën.

Në ndërkohë, GazetaBlic ka publikuar edhe pamjet brenda shtëpisë së djegur, të cilat mund t’i gjeni duke klikuar KËTU