Tashmë edhe zyrtarisht Jordi Alba do të largohet nga Barcelona.
Lajmi u konfirmua nga vetë klubi katalunas përmes një njoftimi në faqen zyrtare duke e falenderuar mbrojtësin.
Pavarësisht se Alba kishte edhe një vit në kontratë me klubin, ai do të largohet nga “Camp Nou” në fund të këtij sezoni.
Largimi i mbrojtësit spanjoll nga Barcelona vije pas 11-vjetësh.



