Zyrtarja e PSD-së, Teutë Rrusta, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me hapjen e ‘Urës së Ibrit’ .
Rrusta tha se se Kryeministri Kurti po ashtu edhe Presidentja Osmani në lidhje me këtë çështje kanë qëndrime të njëjta por ajo çfarë i dallon është intonacioni.
Ajo shprehet kritike ndaj Presidentss Osmani, duke thënë se bëhet e zëshme vetëm kur po cenohet personalisht.
“Përplasjet e tyre janë shumë të paqartanë kuptimin se cka këta thojnë. Sa i përketë urës së Ibrit, që të dy palët në këtë rast e kanë qëndrimin e njejtë, ata i thonë gjërat e njejta por, tonet i kanë të ndryshme. Unë jam e zhgënjyme me presidenten Osmani e cila bëhet e zëshme kur ndihet e cenuar personalisht, qeveria Kurti nga fillimi e ka përdorur këtë mënyrë të kërcënimit, viktmimizimit në raport me Bashkësinë Ndërkombëtare. Mirëpo, presidentës Osmani tani i ka dal gjumi me kuptu që është duke e përkrahë ose duke i jep mbështetje një qeverie populliste, a mos është fakti që kjo nuk po mundet me qenë në kontoll të kësaj narrative, dhe po ndihet e përjashtuar prej saj atëherë kjo po sulmon. Këtë e qesë në dyshim vërtetësin e deklaratave të saj, nuk e kam parë si presidente sa herë është bërë fjalë për cenimin e gazetarëve, cenimin e mediave, të drejtat e serbëve lokale pastaj penzionet e tyre që ishin në çështjen e dinarit, ajo nuk e kishte thënë asnjë fjalë, por, momentin kur po cenohet autoriteti i saj personal ajo nuk po përton me përdorë krejt pushtetin dhe fuqinë që ka për me i dononcu kundërshtarët, në këtë rast kryeministrin me ata që nuk po pajtohet”, u shpreh ajo për “Gazeta Blic”
Ditë më parë kryeministri Kurti mori pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike, i cili nuk kishte shkuar me ftesën e qeverisë amerikane, por, të Institutit Kombëtar Demokratik.
Rrusta në lidhje me këtë vizitë u shpreh se kryeministri çdo herë është munduar t’i magjepsë politikanët e vendeve të tjera që në këtë mënyrë ti hapen disa shtigje tek raportet me politikanët me autoritet dhe me SHBA-në.
“Kryeministri Kurti cdo herë ka mendu që si profil i politikanit mundet, dhe duke qenë në margjinat e vendeve, holleve koridoreve me e magjepsë, duke llogaritë në aurën e tij të cilën e ka përbrenda ti magjepsë edhe politikanët që janë të vendeve të tjera dhe mbase kështu i hapen disa shtigje drejt raporteve me politikanë të ndryshëm me autoritet edhe në SHBA”, tha ajo.
Tutje thekson se kryeministri Kurti mbështetësve të vet po u qonë sinjale që unë jam në rregull në raport me SHBA-në e që sipas saj është e kundërta.
/Gazeta Blic/


