Lajme

Zyrtarja e LDK-së: Nuk pritet ndonjë rezultat nga takimi Bislimi-Petkoviq!

07/02/2024 13:11
nga:Y I

Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Pantina, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me takimin ndërmjet kryenegociatorëve që pritet të mbahet sot në Bruksel.

Pantina tha se nuk pritet ndonjë rezultat i madh nga ky takim.

Ajo theksoi se përparimi në dialog varet vetëm nga vullneti i kryeministrit Kurti dhe Presidentit serb Vuçiq

“Nuk besoj se mund të ketë ndonjë rezultat te madh nga ky takim. Edhe ashtu roli i Bislimit është teknik dhe krejt çka mund te bien dakord është për ndonjë datë  të takimit te radhes. Perparimi ne dialog varet vetem nga vullneti i kryeministrit Kurti dhe Presidentit serb Vuçiq e asnjeri nga ta nuk duket se ka vullnet per gjetjen e një zgjidhje” tha Pantina për “Gazeta Blic”.

Sot pritet të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Ky takim vjen një javë pasi dështoi takimi Kurti-Vuçiq.

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se me Bislimin dhe Petkoviqin vazhdojnë sot punën në zhbllokimin e marrëveshjes.

“Javën e kaluar, Borrell dhe unë pritëm Presidentin Vuçiq dhe Kryeministrin Kurti në Bruksel për një tjetër takim të Dialogut Beograd-Prishtinë. Fatkeqësisht, nuk kemi parë ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit. Diskutimet ishin sfiduese si kurrë më parë. Megjithatë, puna jonë vazhdon nesër kur do të mbledh Kryenegociatorët për të përpunuar hapat konkretë për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes. Java ime përfundoi në Dubrovnik në Forumin vjetor të Dubrovnikut që mbledh së bashku politikën dhe vendimmarrës nga Ballkani Perëndimor dhe më gjerë. Kjo ngjarje është gjithmonë një tregues i mirë se ku jemi, përpara pushimeve politike të verës. Këtë vit, fokusi ishte në sfidat globale, zgjedhjet dhe zhvillimet e ardhshme, por diskutuam gjithashtu të ardhmen e Ballkanit Perëndimor si pjesë e BE-së” deklaroi Lajçak raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Sot në Bruksel takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Bislimi dhe Petkoviq

Ymeri: Nëse takimi Bislimi-Petkoviq, ka rezultate pozitive, kushtet e Kurtit janë të pavlefshme!