Lajme

Zyrtarja e KiE: Vendimi për pronat e Manastirit sinjal se Kosova është gati për t’iu bashkuar organizatës

03/20/2024 17:13
nga:G C

Shefja e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Mary Ann Hennesy, ka përgëzuar institucionet e Republikës së Kosovës për implementimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me pronat e Manastirit të Deçanit, duke shtuar se ky është sinjal dhe mesazh i fuqishëm që Kosova është e gatshme t’i bashkohet Këshillit të Evropës.

Ndërsa, zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti e njoftoi në lidhje me hapat pozitivë që ka ndërmarrë Republika e Kosovës në plotësimin e para kushteve të ngritura nga raportuesit.

“Sa i përket bashkëpunimit bilateral, znj. Hennesy njoftoi edhe në lidhje me prioritetet e punës së saj duke u fokusuar në temat që lidhen veçanërisht me Qeverisjen Lokale, çështjet sociale, të drejtat e njeriut me theks projektet e ndërlidhura me barazi gjinore, orientime seksuale si dhe mbështetjen për zbatimin në praktik të Konventës së Stambollit”, thuhet po ashtu në komunikatë.