Lajme

Zyrtarizohet koalicioni, LDK e NISMA, bëhen bashkë në Fushë-Kosovë

10/21/2025 10:10
nga:Genita C

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Nismës Socialdemokrate për balotazhin që do të zhvillohet më 9 nëntor.

Osmani përmes një postimi në Facebook nuk ka dhënë shumë detaje përkitazi me marrëveshjen e arritur.

“Vazhdojmë me NISMËN drejt fitores! Së bashku për qytetarët dhe të ardhmen e komunës sonë”, ka shkruar ndër të tjera Osmani.

Në anën tjetër, kryetari i Nismës në Fushë Kosovë, Driton Ademi ende nuk ka bërë ndonjë reagim lidhur me marrëveshjen e arritur.