Ipswich Town ka konfirmuar transferimin e Anis Mehmetit nga Bristol City.
25-vjeçari i bashkohet kësaj skuadre për një tarifë të pazbuluar dhe ka nënshkruar një marrëveshje deri në verën e vitit 2029, transmeton GazetaBlic Sport.
“Jam shumë i emocionuar që kam nënshkruar për këtë skuadër”, tha Mehmeti.
“Çdo gjë që klubi po përpiqet të arrijë përputhet me ambiciet e mia dhe kjo flet vetë. Tifozët janë të mrekullueshëm dhe mezi pres të luaj para tyre”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


