Tottenham ka njoftuar zyrtarisht përmes faqes së saj zyrtare të internetit rinovimin e kontratës së mbrojtësit argjentinas Cristian Romero.
Romero iu bashkua Tottenham në gusht 2021 në huazim nga klubi italian Atalanta, përpara se të nënshkruante kontratë të përhershme me ekipin sezonin pasardhës.
Romero u emërua kapiten i ekipit para ndeshjes së Superkupës UEFA, dhe ai ka shërbyer gjithashtu si zv/kapiten së bashku me James Maddison që nga gushti 2023. Lojtari pati një sezon të shkëlqyer në Premier League, duke marrë pjesë në 33 ndeshje dhe duke shënuar 5 gola.
Edhe pse klubi nuk e ka njoftuar kohëzgjatjen e kontratës së re, disa raportime në media kanë treguar se Romero ka nënshkruar një kontratë të re me Tottenham deri në vitin 2029.
/GazetaBlic Sport


