Lajme

Zyrtari rus: “Lufta në Ukrainë përfundon pasi të realizojmë qëllimet tona”

04/21/2022 08:19
nga:Astrit Gashi

Zyrtari i ministrisë së jashtme ruse, Alexey Polishchuk, paralajmëroi se lufta në Ukrainë do të përfundoi, pasi që Rusia të ketë realizuar qëllimet e saj.

“Lufta e Rusisë në Ukrainë do të marrë fund kur NATO të reshtë së përdoruri territorin ukrainas për të kërcënuar Moskën”, u shpreh Polishchuk për agjencinë e lajmeve Tass.

“Operacioni special ushtarak do të përfundojë kur të përmbushen detyrat e tij. Këto përfshijnë mbrojtjen e popullsisë paqësore të Donbasit, demilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës, si dhe eliminimin e kërcënimeve ndaj Rusisë nga territori ukrainas për shkak të kapjes së saj nga vendet e NATO-s. “, tha Polischuk.

Ai shtoi po ashtu se “operacioni ushtarak” po zhvillohet siç është planifikuar “dhe se” të gjitha objektivat e tij do të arrihen”.