Kirill Dmitriev, drejtor i fondit sovran të pasurisë të Rusisë, është pjesë e delegacionit rus në Riad, ku po zhvillohen diskutime me zyrtarë të lartë amerikanë për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Mësa duket, ai nuk ndodhet në takimin që po e zhvillojnë diplomatët e tjerë, por po flet me gazetarët që ndodhen jashtë, raporton televizioni BBC.
Ai thotë se pret që të arrihet progres rreth çështjeve ekonomike mes Shteteve të Bashkuara e Rusisë brenda tre muajve.
Dmitrievi gjithashtu pretendon se bizneset amerikane kanë humbur më shumë se 300 miliardë dollar pas largimit nga tregjet ruse pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, sipas mediave shtetërore ruse.


