Lajme

Zyrtari PDK-së kritikon ashpër Kurtin: Ti merr mijëra euro rrogë, veç ti mund të blesh miell më tepër

03/10/2022 15:24
nga:Q R

Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës, përmes një stuatusi në facebook ka kritikuar qeverin Kurti për ngritjen e çmimeve të produkteve bazë në Kosovë, shkruan Gazeta Blic.

Ai ka thënë se, kjo kosto bëhet akoma më e rëndë, sipas tij, kur kryeministri tallet me qytetarët.

Postimi i plotë i tij:

NJË KRYEMINISTËR QË TALLET ME QYTETARËT NË KOHË KRIZE
Kostoja për familjen kosovare po rritet vazhdimisht prej ditës kur Albin Kurti është bërë Kryeministër.
Kjo kosto po bëhet edhe më e rëndë kur Kryeministri po tallet me qytetarët. Në vend të përpjekjeve dhe ndërhyrjeve për ta rregulluar situatën, ai në çdo mundësi që i jepet po tallet me varfërinë sikur në këtë video.
Dje tha se miellin që e keni blerë të tepërt kthejeni në furrë, e sot po iu thotë njerëzve se nuk e keni parë mirë çmimin e një litri vaj, sepse ai nuk është 3.50€, por është 3.49%€.
Kryeministër, qytetarët e Kosovës nuk i kanë të ardhurat tua. Ti merr mijëra euro rrogë si Kryeministër dhe si Kryetar i VV-së. Veç ti mund të blesh miell më tepër.
Kryeministër, banu njeri serioz.