Zyrtari i VV-së nga Shqipëria, Arbër Zaimi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Zaimi thotë se Gjykatën Speciale në Kosovë e ka sjellë PDK-ja me ndihmën e LDK-së duke dhunuar LVV-në.
Tutje ai ka thënë se sa për trima, populli u’a ka tregu vendin.
Reagimi i plotë:
Gjykatën Speciale në Kosovë e ka prurë PDK-ja, me ndihmën e LDK-së dhe duke dhunuar VV-në e cila ka qenë kundër.
PDK-ja është parti hipokritësh, të cilët sot flasin për patriotizëm, por faktikisht jo shumë kohë më parë kanë shkuar për homazhe te lapidaret e serbëve ku shkruhet “viktima të terroristëve shqiptarë”.
E sa për që janë trima, populli ua ka treguar vendin.
U përplas me deputetin e Vetëvendosjes, vjen reagimi i parë i deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa


