Komisioni Disiplinor i FFK-së ka dënuar kryetarin e Trepçës ’89, Abedin Zeka, me një shumë prej 500 eurove.
Ky vendim erdhi pas një deklarate të lëshuar nga Zeka në një emision sportiv ndaj krerëve të FFK-së.
Në lidhje me këtë ka reaguar zyrtari i ’89-shit, Lulëzim Imeri, i cili me anë të një postimi në llogarinë e tij në facebook e ka krahasuar Komisionin e Garave me komitetin e kohës së komunizmit.
“Komisioni Disiplinor i FFK-së ngjason e Komitetin e kohës së komunizmit, kur për shqiptarët ka qenë e ndaluar liria e shprehjes dhe dëmtohesh kur je i lirë me u shpreh. Presidenti i Trepçës ’89, z.Abedin Zeka u dënua vetëm pse e tregoi të vërtetën”, ka shkruar Imeri në facebook.


