Kombëtarja e Kosovës do të luajë të enjten ndaj Qipros në stadiumin “AEK Arena-Larnaca”.
Qipro dhe Kosova ballafaqohen të enjtën nga ora 18:00, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Constantinos Shiamboullis, zyrtari i kombëtares së Qipros ka theksuar se kombëtarja e tyre do të futet në këtë ballafaqim vetëm për tre pikë, ashtu siç luan në çdo ndeshje tjetër si vendas.
“Presim një paraqitje të mirë, përpjekje të mirë dhe rezultat pozitiv. Gjithmonë kur luajmë në shtëpi luftojmë për tre pikët”, tha fillimisht Constantinos Shiamboullis, zyrtari për media i Qipros për ‘GazetaBlic Sport’.
Ai zbuloi se pritet që në stadium pritet të jenë rreth 3 mijë tifozë.
“Presim rreth 3000 tifozë. Po, ka interesim për ndeshjen nga tifozët vendas”, vazhdoi ai.
Shiamboullis potencoi se stafi i tyre teknik ka marrur informatat e duhura për ‘Dardanët’.
“Jam i sigurt se stafi ynë teknik u përpoq të merrte sa më shumë informacion që mundej për Kosovën. Ajo që di unë është se Kosova është një ekip cilësor me lojtarë të klasit të lartë, të cilët e meritojnë respektin tonë”, zbuloi ai.
Në fund tha se nuk mund të parashikojë duelin, por pret fitore.
“Nuk është shumë e lehtë të parashikosh rezultatin. Të gjitha rezultatet janë të mundshme. Sigurisht që uroj që të fitojmë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


