Lajme

Zyrtari i PDK-së publikon një komunikatë: Veç Albin Kurti ka qenë kudër lirisë së popullit të vet

03/24/2022 11:20
nga:N M

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës Betim Gjoshi ka publikuar një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje e për të cilën thotë se ky subjekt politik ka qenë kundër bombardimeve të NATO-së që pasoi me çlirimin e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar në Facebook duke e bashkangjitur edhe komunikatën, se Albin Kurti ka qenë kundër lirisë së popullit të Kosovës.

Reagimi i plotë:

<< VEÇ ALBIN KURTI KA QENË KUNDËR LIRISË SË POPULLIT TË VET >>.
Kjo është komunikata e zezë e Albin Kurtit kundër intervenimit të NATO-s në Kosovë.